Sternipat e Gebelsit kane trasheguar nje pasuri miliardash
Katër stër-stërnipat e ministrit nazist të Propagandës, Jozef Gëbels, kanë një pasuri që përllogaritet në 1.2 miliard dollarë secili.
Kështu thuhet në një investigim të Bloomberg.
Kjo pasuri është falë trashëgimisë nga gjyshi i tyre biologjik, Gynter Kuandt.
Thjeshtri i Gëbels, Harald Kuandt, së bashku me vëllain e tij e rindërtoi perandorinë industriale të luftës.
Ata kanë trashëguar një konglomerat industrial, që prodhonte armë dhe raketa për ushtrinë naziste.
Një nga pjesët më fitimprurëse në këtë konglomerat u kthye në aksione në kompaninë BMW.
Thuajse gjysma e kësaj kompanie tani është në duart e pasardhësve të Gëbelsit.
Gëbels ka luajtur një rol kyç në implementimin e axhendës së Hitlerit.
Ai ka autorizuar dhunën ndaj hebrenjve, dhe ka drejtuar një makineri të tërë propagande.
Ai vrau veten, gruan dhe gjashtë fëmijët biologjikë një ditë pasi Hitleri kreu vetëvrasje./TemA/