Stop trafikut vrases! Revolucioni i pakthyeshëm i bicikletave
Revolucioni i pakthyeshëm i bicikletave
Në fillim ishin dhjetra, sot ishin qindra djem e vajza që vërshuan në rrugët e Tiranës duke pedaluar. Tek tuk shiheshin fytyra të ngrysura shoferësh që ngecnin në valën e madhe të furisë entusiaste së biciklistaveve. Mijra shkrepje fotosh prej qytetarëve që i shihnin biciklistat me admirim.
Rrjetet sociale kanë fulluar të ziejnë. Të vetmit që heshtin janë politikanët, që e shohin turmën në rritje të biciklistave si pa impakt në komoditetin e tyre. Është e vërtetë që batalioni i biciklistave i uli bicikletat për tokë vetëm 30 sekonda, e duke blloku trafikun në mënyrë të menjëhershme, por revolta që po shoqëron qindrat e të rinjve të gëzuar, prej mundësisë për të pedaluar për 2 orë duke mos pasur frikë nga arroganca e makinave, po rritet.
“Kjo revoltë, shenjë e qartë e revolucionit të pakthyeshëm të bicikletave, do apo nuk do sot i pari i qytetit apo i vendit do ja dali një ditë, jo shumë vonë, që ti detyroj ata të pranojnë kushtet e revolucionarve që kanë të mishëruar në sloganin e tyre “Bicikleta – jeta”, tha Lavdosh Ferruni.
“Kush i është dorëzuar Tiranës së smogut të bëjë llogarinë me jetën e tij dhe me jetën e fëmijëve të tij! Të bëjë llogarinë me një qytet të “sëmurë”, që po na sëmur të gjithëve. Të bëjë llogarinë me një qytet ku nuk jetohet, por mbijetohet…! Ti shofer, nuk je armiku ynë, por miku i vetëm që mund të ndryshojë Tiranën. Koha të bëjmë detyrën tonë për një Tiranë PA TYM, PA ZHURMË!”, tha Ened Mato,