Te henen mbyllet tuneli Tirane-Elbasan per shkak te rikonstuksioneve
TIRANE– Gati 8 muaj pasi e kaluar e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha inauguroi tunelin e Krrabës, pjesë e autostradës që lidh Tiranën me Elbasanin, ky aks rrugor do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Policia rrugore njofton se asnjë automjet nuk do të qarkullojë në aksin Elbasan-Tiranë për 11 orë, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit deri në 6 të pasdites, për shkak të punimeve që do të kryhen.
Autostrada Tiranë-Elbasan e inauguruar nga qeveria e kaluar e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha vetëm 2 javë para zgjedhjeve të 23 qershorit, do të bllokohet duke filluar që nga tuneli i Krrabës, pasi do të kryhen punime për shtrimin e tapetit të asfaltit të rrugës. Për këtë arsye, lidhja midis dy qyteteve do të kryhet pjesërisht nëpërmjet rrugës së vjetër të Qafë-Krrabës, për të shmangur trafikun përgjatë orëve kur nuk do të lejohet kalimi i mjeteve në këtë aks rrugor.
http://www.shqiptarja.com/home/1/t–h-n-n-mbyllet-tuneli-i-krrab-s-punime-8-muaj-pas-zgjedhjeve-202207.html#sthash.LaaCJEPb.dpuf