“Te perplas e te le pas”
Përplasja e këmbësorëve ose jo dhe largimi me shpejtësi nga vendi i ngjarjes është tipar dallues i kulturës sonë “të rrugës”.
Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur sot minuta më parë pranë fushës në “Ali Dem”. Një kalimtare është përplasur nga një automjet teksa përpiqej të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Policia bën me dije se 25-vjeçarja R.D është përplasur nga një automjet tip “Benz” me targë angleze LX155 dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak. Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar për të ndihmuar të aksidentuarën por është larguar menjëherë nga vendi I ngjarjes. Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të saj./Balkanweb/
(foto ilustruese)