Te rekrutuarit ne Siri. Nje prind nga Pogradeci kerkon te birin
Në fillim vinin lajme të shkëputura, pas humbjes së jetës së ndonjë të riu nga trevat shqiptare në konfliktin sirian. Vdeka e një djaloshi nga Leshnica e Pogradecit, “zbuloi” pas prononcimeve të bashkëfshatarëve, edhe të rinj të tjerë që ishin përfshirë në “luftën e shenjtë”. Por pas operacionit policor ndaj dy imamëve dhe disa besimtarëve të akuzuar se rekrutonin luftëtarë, të tjerë të rinj shqiptarë rezultojnë të larguar drejt Sirisë, dhe vetëm tani prindërit dhe të afërmit “kërkojnë ndihmën e shtetit”.