Thashetheme te medias se si Rama i “tregoi dhembet” Irenejt… C’ne nje politikan nje patriarku xhanem?
Ka nje lajm qe qarkullon ne median online. Respublica.al shkruan:
“Burime të besueshme bëjnë të ditur për televizionin A1 Report se kryeministri Rama ka shprehur qëndrim të ashpër ndaj deklaratave të patriarkut serb për Kosovën. Prezenca e patriarkut serb në Tiranë gjatë shenjtërimit të Katedrales Ortodokse dhe deklaratat e tij se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, e kanë nervozuar kreun e qeverisë. Gjatë një takimi që zhvilloi në kryeministri me patriarkët botërorë, ku të pranishëm ishin serbi Irinej, Janullatos, Patriarku Ekumenik Bartolomeu I dhe primarët e kishave të tjera ortodokse, Rama nuk ka munguar të pohojë se Irineu shrytëzoi një rast fetar për ta kthyer në një çështje politike. “Kolegu juaj”, është shprehur Rama duke treguar me gisht patriarkun serb, “ka abuzuar me mikpritjen tonë, duke e tranformuar një festë fetare dhe provën e bashkëjetës tonë fetare në një çështje politike. Ne jemi revoltuar dhe na ka fyer”.
http://respublica.al/artikuj/2014/06/02/rama-irineut-ne-kryeministri-ke-abuzuar-me-mikpritjen-tone