Thirrje për internship

Pro LGBT hap aplikimet për internship në portalin Historia Ime, media e parë për të drejtat LGBTQ+ në Shqipëri. Historia Ime i bën thirrje gjithë studentëve që dëshirojnë të fitojnë eksperiencë dhe të angazhohen në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të bëhen pjesë e këtij internshipi.
Praktika do të zhvillohet pranë redaksisë së Historia Ime, ku interni/ja duhet të angazhohet të paktën 5 deri në 10 orë në javë. Internshipi zgjat 3 muaj dhe është i papaguar.
Kush mund të aplikojë?
• Të gjithë studentët që vijnë nga fushat e Gazetarisë, Komunikimit, Shkencave Sociale.
• Njohuri të mira të përdorimit të paketës Microsoft Word.
• Personat që janë të hapur të mësojnë dhe të punojnë në grup
Detyrat kryesore:
• Të paraqitet në redaksinë e Historia Ime, minimumi 5 orë në javë.
• Përkthimi dhe editimi i materialeve nga media të huaja.
• Asistencë në mirëmbajtjen e portalit dhe faqes në rrjetet sociale
• Të marrë pjesë në mbledhje apo takime në redaksi.
Çfarë do të fitoni nga ky internship?
• Fitoni eksperiencë në gazetari
• Qëndroni aktiv dhe i përfshirë
• Ndihmoni komunitetin dhe merrni njohuri rreth problematikave të tij.
• Mundësi për të vazhduar në formë punësimi pranë “Historia Ime”
Adresa: Rruga “Fadil Rada” Pranë Pazarit të Ri, Tiranë
Si mund të aplikoni?
Dokumentat që nevojiten për të aplikuar për internship pranë Historia Ime:
- CV;
- Bashkëngjitur me CV fotopoje ID
Dërgojeni aplikimin tuaj në [email protected]