Tirana dhe Beogradi te nxisin bashkepunimin, per t’iu kundervene ekstremizmit nacionalist
Petraq Pojani, diplomat karriere, analizon acarimin e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi. Sipas tij, ato duhet të shpenzojnë energji për procesin e integrimit europian, në dobi të fqinjësisë së mirë dhe prosperitetit.
Petraq Pojani, këshilltar i lartë në Këshillin Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë, një organizatë joqeveritare në Tiranë, ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në raportet shqiptaro-serbe. Si një diplomat karriere në poste të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, si dhe në krye të disa përfaqësive diplomatike në vende të tjera, Pojani ka ndjesinë e rikthimit të atmosferës së nderë në raportet mes dy vendeve. E përsërit disa herë pa shumë “diplomaci”, se me ato që ka parë, dëgjuar dhe përjetuar nga marrëdheniet midis dy vendeve, duket sikur tani, me zhvillimet e fundit, Beogradi i është rikthyer situatës së përfundimit të krizës së Kosovës, kur të dy vendet ishin në pikën zero të relatave mes tyre.
“Në vjeshtën e vitit 2001, në kuadrin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve, mora detyrën e shefit të selisë diplomatike të Shqipërisë në Beograd. E keni parasysh, se gjendja në Serbi ato kohë ishte shumë e vështirë, pasi në instrastrukturën policore dhe të sigurisë kishte ende njerëz të Miloshevicit, ndonëse edhe aty kishin filluar proceset demokratike. Ekipin tonë e kishin në shënjestër sapo mbërritën në Beograd. Ishim në një agresion të hapur, pavarësisht se ishim persona zyrtarë dhe me status diplomatik.”
Këto dhe të tjera peripeci nga aktiviteti në Beogradin e rreth një dekade më parë, për ish-ambasadorin Pojani, janë të ngjashme me realitetin aktual, ku fryma antishqiptare dhe anti-Kosovës është rindezur me nota armiqësore në Serbi, duke mos u mjaftuar vetëm me parrulla nacionaliste dhe djegie të flamujve, por dhe me sulme ndaj shqiptarëve dhe pronave të tyre atje.
Për më shumë klikoni këtu: http://www.dw.de/tirana-dhe-beogradi-t%C3%AB-nxisin-bashk%C3%ABpunimin-p%C3%ABr-tiu-kund%C3%ABrv%C3%ABn%C3%AB-ekstremizmit-nacionalist/a-18009475