Tirana feston Vitin e Ri, shume lagje pa drita
Sic ndodh tashme prej shume vitesh, fishekzjarre te shumte ndriten ne momentin e nderrimit te viteve ne Tirane, por shume blloqe banimi ne njesine nr. 5, si dhe ne periferi kaluan te pakten dhjete minuta erresire vetem tre minuta pasi kishte ardhur Viti i Ri.
Edhe kete here shqiptaret, te mesuar me vleren simbolike te nates se nderrimit te viteve u munduan te mos kursenin ne shpenzimet per tavolinen e tyre, ndonese ne menyre abuzive cmimet ne treg u dyfishuan e ne disa raste trefishuan te pakten dje dhe pardje.
Deri ne mesnate nuk pati asnje njoftim per aksidente rrugore apo incidente te tjera, te shpeshta ne dite festash masive. Por nje bilanc me i sakte do te behet ne oret e mengjesit.
Ne momentin e nderrimit te viteve, kreu i opozites uroi ne Twitter me nje imazh (shiko ketu: https://twitter.com/ediramaal/status/285883038305509378/photo/1) ndersa me heret Berisha pasi uroi shqiptaret tha se viti i ri do te jete viti i shembjes se murit te asaj qe ai vazhdon ta quaje “bllokimi i opozites”.
Ne te parin urim si President i Republikes, z. Bujar Nishani tha:
….uroj autostradat të jenë plot me kamionë,
qiellin plot me avionë, detin plot me anije,
rrugët plot me makina,
rrugicat plot me përqafime pranë pragjeve dhe portave,
hambaret të jenë plot me drithë, zemrat plot me rrahje, shpirtrat plot me dashuri….”
Ky mesazh pasoi me komente te shumta ne rrjetet sociale qe ne shumice e konsideruan si urim te ceket e ne disa raste si “qesharak”.