Tirane, punonjesi bie nga skela e nje pallati ne ndertim, rende ne spital
Një punonjës ndërtimi ka rënë aksidentalisht nga kati i 3-të i një pallati në ndërtim dhe për pasojë është plagosur rëndë. Mësohet se punonjësi ka qënë duke punuar, në kohën kur ka rënë nga skela. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në ndërtim tek Unaza e Re, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por gjendja e tij mbetet e rëndë. /Balkanweb.com/