U mjekua gabimisht per kancer, pacientja humb gjyqin me mjeket
Humb gjyqin pacientja e mjekuar gabimisht me kancer në QSUT në Tiranë. Sonila N., e datëlindjes 1988 nga Vlora, kishte kundërshtuar në Gjykatë vendimin e Prokurorisë së Tiranës për mosfillimin e hetimeve ndaj mjekëve, që në mënyrë të gabuar e diagnostikuan me kancer. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i kishte dhënë të drejtë pacientes, duke urdhëruar Prokurorinë të hapë hetimet ndaj mjekëve, me argumentin se kurat dhe kimioterapia ndaj pacientes i kanë shkaktuar asaj probleme serioze për shëndetin.