Ushqimet per nje vote dhe lista me emrat… Skandali zbulohet nga Fiks Fare
Dy javë para votimeve, “Fiks Fare” sjell fakte nga mënyra sesi kandidatët e Partisë Demokratike kërkojnë votën e banorëve të Tiranës në këmbim të një pakoje ushqimesh. “Fiks Fare” solli me pamje momente nga shpërndarja e ushqimeve prej stafit të kandidatit të PD-së në Tiranë, z. Gazmend Dibra. Qeset me ushqime janë ndarë gjatë fundjavës së kaluar në një dyqan që tregton bojëra në rrugën “Myslym Shyri”.