Vdes nje prej te plagosurve ne sulmin ndaj autobuzit (E PERDITESUAR)
Vdes në spital njëri prej të plagosurve në sulmin me armë ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë. Sipas raportimeve te medias, Laurent Tabaku, 25 vjeç (sipas gazetes DITA, me heret mosha e tij ishte raportuar 23), ka gjetur vdekjen disa orë pas ngjarjes, për shkak të plagëve të rënda. Ai po kurohej në spitalin rajonal të Fierit.
Sulmi ndaj autobuzit
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit të linjës Athinë-Tiranë, me targë AA 578 GC. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 minuta të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Krahs, në vendin e quajtur Mogila.