Vendimi i UEFA: te dy vendet pritet ta apelojne
Vendimi i UEFA për ndëshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri i jep Serbisë fitore në tavolinë 3-0 duke i hequr në të njëjtën kohë 3 pikë. Në thelb, kjo nuk ndryshon renditjen e skuadrave në grup, por i shton automatikisht Serbisë golavarazhin (me tre gola të paqena).
Sipas burimeve të “Panorama Online” komisioni disiplinor i UEFA ka gjobitur federatat respektive me një gjobë prej 100 mijë eurosh duke penalizuar Serbinë edhe me dy ndeshje pa tifozë. Arsyeja se pse Shqipëria është gjobitur me 100 mijë euro është ende e paqartë, ndërkohë që disa prej mediave shqiptare shprehen se kjo ka ndodhur për shkak të dronit.
Sakaq mësohet se Federatat e futbollit të të dy vendeve e konsiderojnë të padrejtë vendimin e UEFA. Goran Milanovic, presidenti i Federatës Serbe të Fubtbollit u shpreh për blic.rs se nuk ishte i kënaqur me këtë vendim.
Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit është shprehur se vendimi i UEFA është thjesht një kompromis politik. Armand Duka, presidenti I FSHF ka theksuar se çështja do të apelohet duke qënë i bindur se faktet janë në favor të Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka kërkuar FSHF që të anagzhohet për një betejë ligjore deri në fund. Por pritet gjithashtu që Federata e Serbisë ta apelojë vendimin.