Vetevendosje gati per te hyre ne qeveri, raporton Express
Takimi i sotëm i cili zgjati rreth 3 orë, ku pjesëmarrës ishin 12 përfaqësues të të katër partive opozitare ne Kosove, u vlerësua si “më përmbajtjesori” nga liderët e partive opozitare, raporton Express.
Në takim, janë diskutuar në detaje çështjet e dialogut me Serbinë, privatizimit dhe qeverisjes së re.
“Kurti ka dalë mjaft entuziast nga takimi duke thënë se ky ishte takimi më përmbajtjesor i të gjitha takimeve të realizuara deri më tani”, shkruan Express ne Kosove.
“Ishte një takim shumë përmbajtjesor, madje mund të them se ishte më përmbajtjesori i të gjitha takimeve që kemi zhvilluar deri më tani. Jemi në fazën e bisedimeve ku i kemi diskutuar në hollësi të gjitha çështjet sa i përket dialogut, privatizimit e tema të tjera që na preokupojnë. Ajo çfarë kemi arritur në fund është krijimi i një ekipi të punës i cili përbëhet prej katër përfaqësuesve nga secili subjekt dhe të cilët do të kenë afat deri këtë të diele që të merren vesh për dakordimin tonë,” ka thënë Kurti, duke shtuar se Vetëvendosja nuk mund ta japë votën në parlament pa arritjen e marrëveshjeve paraprake, të cilat kanë afat të arrihen deri të dielën.
Vetevendosje e gatshme te hyje ne qeveri?
“Ne jemi të gatshëm dhe të interesuar që t’i marrim përgjegjësitë tona në ekzekutivin e ardhshëm, por kjo do të mund të bëhet vetëm pas marrëveshjeve paraprake, që duhet të jenë edhe sa i përket kursit të shtetit pra në fushën e dialogut e të privatizimeve, edhe në programin e ardhshëm qeveritar dhe ndarjes së resoreve qeveritare më pastaj,” ka thënë Albin Kurti.