VIDEO Grabitësit çarmatosin rojet dhe marrin thasët me para
Grabitja e bankës, publikohet videoja e autorëve duke marrë paratë. Ngjarja ndodhi të premten në filialin e një banke të nivelit të dytë prnë stacionit të trenit në Tiranë.
Në video shfaqen 4 grabitës që transportojnë thasët me para. Autorët vrapojnë dhe largojnë personat që janë në rrugë, duke qëlluar një prej tyre, që mesa duket është roja. Grabitësit kanë qëlluar në ajër,me armë zjarri teksa janë larguar nga banka dhe një prej punonjësve të sigurisë e kanë kërcënuar me armë. Nga pamjet dhe lëvizjet e grabitësve duket se vjedhja është e mirëmenduar.
Autorët kanë zgjedhur kohën kur punonjësit e sigurisë po transportonin paratë nga banka në automjet, në orën 12:44 minuta. Nga drejtuesit e bankës është deklaruar se shuma e grabitur është 10 milion lekë të reja.
/BalkanWeb