Video/Armata Kombetare Shqiptare shenon 10 vjetorin e themelimit me nje video ne youtube
Pak ushtarë dhe një ‘komandant’ që vështirë lexon shqip. Kjo është pamja që ka ofruar në youtube një grup që pretendon të jetë Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH).Ata përmes kësaj video amatore shënojnë, siç thonë, 10 vjetorin e themelimit të kësaj organizate, të cilën mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë në Kosovë e konsiderojnë si organizatë terroriste.Në video, personi që ju flet disa personave të tjerë, që të gjithë të armatosur, thotë që AKSH-ja ka plan dhe armatim për ti mbrojtur trojet shqiptare./Gazetaexpress.com/