Vizito prinderit! Urdher gjykate…
“Vizito prindërit! Urdhër gjykate!” Parlamenti kinez ka miratuar një shtesë ligjore që u lejon pleqve të hedhin në gjyq fëmijët nëse ata nuk i vizitojnë e nuk kujdesen për ta, njofton Associated Press.
Kinezët po përpiqen ta zgjidhin me mënyrën e tyre pasojën e rëndë të zhvillimit të vendit, që sa më shumë zhvillohet, aq mëtepër fëmijët e kanë të pamundur në kohë, distacë e mjete tëkujdesen për prindërit e moshuar. Shtesa ligjore nuk parashikon se sa shpesh duhen vizituar ‘pleqtë’ që fëmija t’i shpëtojë gjyqit.
Mediat kinezepatën raportuar këtë muaj për një gjyshe 90 vjeçare që nipi e detyronte të jetonte në tharkun e derrave prej dy vjetësh. Jeta mesatare e kinezëve është rritur nga 41 në 73 vjeç në 50 vitete e fundit, ndërsa pjesa më e madhe e familjeve kineze nuk mund të lindë më shumë se 1 fëmijë për çift, ligj i vendosur që në vitin 1979. Ja.Se./Respublica