VRASJE, JO VETËVRASJE/ Burri ekzekuton gruan në Fier

Valentina Mamaj 50 vjeç është vrarë nga bashkëshorti i saj Petrit Mamaj mëngjesin e së martën në lagjen Sheq i Madh në Fier.
Gjithçka kishte nisur në orët e para të mëngjesit të së martës, kur bashkëshorti i vikimës kishte njoftuar policinë duke thënë se e ka gjetur gruan e tij të vetëvrarë me thikë në gjoks.
Por disa orë pas ngjarjes së rëndë, policia dhe prokuroria, me ndihëmn e ekspertit ligjor kanë arritur që të ngrenë dyshime të forta për vrasje, ndërsa pak orë më vonë ka qenë Petrit Mamaj që e ka pranuar autorësinë e krimit dhe është arrestuar nga policia.
“Nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se shtetasi P. M., bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen V. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të adminstruara, shtetasi P. M., ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, shtetasin P. M., 56 vjeç.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës(thikë), me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.”-tha policia në njoftimin e saj./ Historia Ime