“Bezos Earth Fund” është fondi prej 10 miliardë dollarësh, i dedikuar nga Jeff Bezos për planetin.
Krijuesi i Amazon, vitin e kaluar u shpall si njeriu më i pasur në botë, dhe e ka quajtur fondin si përpjekje e kompanive të mëdha për të ndikuar pozitivisht në krizën klimatike dhe për të financuar projekte dhe kërkime për të mbrojtur mjedisin.
Përmes rrjetit social instagram, Bezos njoftoi se fondi do të fillojë të veprojë në verë, duke nxitur dhe biznese të tjera për të marrë pjesë në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët, tokës.
“Kjo iniciativë në nivel botëror do të financojë shkencëtarë, aktivistë, organizata jofitimprurëse dhe individë që mund të ofrojnë mundësi reale për të ndihmuar dhe për të mbrojtur mjedisin” – shpjegoi Bezos.
Në saj të angazhimit të vazhdueshëm të korporatave të mëdha për nxitjen e ndryshimeve pozitive në emergjencën e krijuar klimatike, fondi për Tokën është ndërmarrja e parë e të tilla përmasave që vjen nga një prej firmave më të pasura e njohura në botë.
Gjithashtu kompania Amazon, prej disa muajsh tashmë ka njoftuar se pritet të marrë masa për reduktimin e gjurmës karbonike të korporatës së tyre në vitet në vazhdim.
Burimi i fotos: Geek Wire