Udhezimi per masterat, aplikimet deri me 7 tetor
Këshilli i Ministrave ka publikuar mbrëmjen e djeshme në Fletoren Zyrtare udhëzimet për “Masterin Profesional”, mbi bazën e të cilit aplikantët brenda vendit, si dhe shqiptarët nga trojet jashtë kufijve, do të mund të kryejnë regjistrimin në programet e studimit të ciklit të dytë. Këto studimet do të bëhen mbi bazën e rregullave dhe procedurave të bëra publike paraprakisht, ndërkohë që në udhëzim theksohet se universitetet e vendit do të organizojnë procesin e pranimit në programet përkatëse.