Diskriminimi ne pune: Punedhenesit kerkojne favore seksuale
Gazeta Shqip
Diskriminim nga punëdhënësit për shkak të moshës, të bindjeve politike, kërkesë për favore seksuale, kjo është ajo që kanë dëshmuar të rinjtë e anketuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Janë mbi 10 mijë persona të intervistuar nga HeadHunter dhe instituti Eunacal, të cilët kanë publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, raportin e studimit online. Pyetësori ka pasur gjithsej 70 pyetje dhe përpiqet që të hetojë punësimin në të gjitha dimensionet e tij.