Emigranti ‘ilegal’ nga Shqipëria shpallet “zdrukthtari më i mirë” nga Parlamenti Francez
Shqiptari Armando Curri 19 vjeç është vlerësuar si zdrukthtari më i mirë në Francë, në një ceremoni të zhvilluar në Senatin francez!
Euronews shkruan se duke qenë se Z. Curri akoma është rezident ilegal në Francë, organizuesit e aktivitetit në fillim nuk e lejuan të futej në selinë e Senatit por më pas ndryshuan mendje.
“Nëse ke vullnet dhe kurajo, mund të bësh gjithçka,” është shprehur Armando 19 vjeç.
Ajo çfarë të bën përshtypje në këtë lajm, është vlerësimi që shteti francez ka për edukimin profesional, duke ndarë çmime për zdrukthtarinë në një kohë që Franca është një nga shtetet më të pasura në Evropë dhe ka teknologji moderne për të gjitha proçeset e punës, në të gjitha fushat.