Maqedonasit duan te largohen per pune me pasaporta bullgare
“Unë nuk e di, por më duhet të mendoj seriozisht nëse do të përpiqem të shkoj në Londër, ku një mik i imi prej kohësh punon në një restorant. Më kanë premtuar me kohë se mund të gjej një punë atje. Tani e kam më të lehtë ndaj ndoshta edhe do të shkoj. Këtu nuk pritet ndonjë përmirësim i madh. Nëse çdo gjë është si duhet, ne do të shkojmë”, thotë për Deutsche Wellen, Dejani, punëtor i një kompanie private.