Pensione sociale per ata te moshuar qe nuk kane paguar sigurimet
Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj në një intervistë për gazetën ‘TEMA’ shpjegon se skema e re e pensioneve parashikon edhe lidhjen e një pensioni social për të gjithë ata qytetarë që mbushin moshën e pensionit, por gjatë viteve të punës nuk kanë paguar kontributet shoqërore.
Ai thote se “qëllimi i reformës është që skema e re e pensioneve të nxisë individët për të marrë pjesë në të dhe, nga ana tjetër, të ofrojë mundësinë për pensione më të larta kundrejt kontributeve më të larta.