Qeveria heq lejet e punes per shqiptaret e Shqiperise dhe Kosoves
Foto ilustruese nga ATSH (Veliaj gjate nje vizite ne nje qender saldimi ne Vore)
Qeveria shqiptare, me propozim të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliajt, vendosi sot që shqiptarët e Kosovës dhe ata të Serbisë, nuk do të kenë më nevojë për t’u pajisur me leje të posaçme për të punuar në Shqipëri. Vendimi i Qeverisë hyn në fuqi menjëhërë pas botimit në Fletoren Zyrtare.