Qeveria vendos te anuloje fondin e vecante per punonjesit e administrates
Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave është anulluar dje fondi i veçantë për pagesat për arritje të rezultateve të larta në punë nga punonjësit e administratës.
Në vendim thuhet se për vitin 2012, fondi i veçantë nuk do të përdoret për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë, për shpërblime të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore, për dhënie ndihmash të menjëhershme në razte fatkeqësish dhe në raste të tjera, si dhe për veprimtari social-kulturore.