Sa lehte peshkohen te papunet
Analize nga Erion Kristo
Botuar ne gazeten Shqiptarja.com (8 qershor 2013)
Dua të ndaj me publikun e gjerë një ndjesi të frikshme që ka të bëjë me punësimin dhe me dëshirën e njerëzve për punë. Shumë njerëz, madje dhe forca politike, mendojnë se në Shqipëri ka papunësi të theksuar. Por shifrat e dhëna dhe situata krejt e qetë sociale e vendit, asnjëherë nuk kanë konfirmuar pretendimet e partive politike, sidomos ato opozitare.