Thirrje për ekspert/e monitorimi të medias

Periudha: Mars-Gusht 2020
Ditë pune: 25 ditë
Pagesa: 2500 Euro
Vendi: Tiranë
Afati i fundit për aplikim: 1 Mars 2020
Historia Ime ka hapur thirrjen për Ekspert Monitorimi të mediave online në projektin “Gazetaria Etike në Shqipëri”.
Personi i përzgjedhur do të punojë ngushtë me Asistentin e Projektit dhe do të raportojë tek Drejtuesi Ekzekutiv mbi procesin e monitorimit, vështirësitë dhe sfidat që mund të hasen gjatë periudhës së monitorimit dhe do konsultojë me ta gjetjet e produktit përfundimtar.
Eksperti i Monitorimit është përgjegjës për hartimin e formateve të monitorimit, trajnimin e grupit të punës, koordinimin, dhe evaluimin e Monitorimit. Ai/ Ajo do të zhvillojë një sistem monitorimi dhe evaluimi që të përdoret në vazhdimësi nga organizata jonë.
Për më tepër informacion, referojuni thirrjes në vijim.