Tirane, 11 450 femra kerkojne pune ne sherbimin e punesimit
Vështirësia për të gjetur një punë përfshin këdo dhe të gjitha grupmoshat. Por po të gërmosh pak më thellë gjen të dhëna befasuese. Kështu në zyrat e punësimit në Tiranë 11 450 femra janë regjistruar si të papuna, pjesa më e madhe e tyre janë edhe kryefamiljare. Specialistët në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Tiranë vihet re që me rritjen e moshës ulet mundësia për punësim.
Sipas të dëhnave numri më i madhe i grave që kërkojnë të punësohen janë të moshës mbi 50 vjeç. 2375 femra i përkasin moshës mbi 50 vjeç, ndërsa 572 vajza të moshës 15-19 vjeç dhe 1097 të moshës 20-24 vjeç.