Voskopoja zhvillon turizmin familjar, projekte ambicioze
Bukurisë së natyrës, mikëpritjes si dhe arkitekturës së vjetër, tashmë në Voskopojë po i shtohet dhe zhvillimi i turizmit familjar, duke e rindërtuar këtë pikë turistike nga fillimi, por këtë herë nga vetë voskopojarët. Shumë banorë të Voskopojës, të larguar, prej vitesh në emigracion, janë kthyer me projekte ambicioze, duke i investuar të ardhurat e tyre, në hoteleri, në restorante si dhe lokale të ndryshme, në mbështetje të traditës, por dhe ideve perëndimore.