19 raste me H1N1 ne Shqiperi
Rastet e shtuara të gripit, kanë mbledhur Komitetin Ad-Hoc në Ministrinë e Shëndetësisë. Kështu raportohet për 19 raste të pacientëve të prekur me virusin H1N1, ose i njohur ndryshe si gripi i derrit. Kështu ka deklaruar sot Drejtori i Drejtorisë të Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja. Sipas tij, nga tetori janë evidentuar 124 raste me sindroma të rënda respiratore.