40 perqind e te moshuarve ne depresion
Rreth 40% e të moshuarve në vendin tonë vuajnë nga depresioni. Një studim i realizuar për herë të parë nga Instituti i Shëndetit Publik mbi sëmundshmërinë dhe mobilitetin e të moshuarve nxjerr në pah se 40 për qind e personave të moshës 65-75 vjeç vuajnë nga depresioni, ndërsa më të prekura janë femrat.
Shkaqet janë disa, por ndër më kryesoret janë: dalja në pension, braktisja nga fëmijët apo dhe mungesa e aktivitetit fizik.