Abuzimet me taksat, spitalet private nuk paguajne
Çdo qytetar është i detyruar me ligj të paguajë taksat në bazë të aktivitetit që ushtron. Logjikisht ai që ka të ardhura më të larta është më korrekt por në fakt ndodh e kundërta. Spitalet private të cilat janë të shumta janë të privilegjuara ose i ofrojnë vetes priviligje, por është e sigurtë që nuk paguajnë taksat. Ky fakt është konfirmuar tashmë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ku janë paralajmëruar masa të rrepta ndëshkueshmërie.
Por a do të merren këto masa? Kjo në fakt vihet në dyshim pasi ka pasur shumë çështje deri edhe vdekje të pacientëve të denoncuara por nuk është marrë asnjë masë. Po taksat? A i ka shteti mjetet e domosdoshme për t’i mbledhur ato? Sigurisht që i ka, por përse nuk i mbledh?!