Doktoret urdherohen te mos flasin me gazetaret, ne QSUT mungojne ilacet, te vonuara kontratat me furnizuesit
Mungesat e medikamenteve në QSUT rëndojnë shëndetin dhe ekonominë e pacientëve, nderkohe Historia-ime.com zbulon se drejtoria e QSUT nuk ka mbyllur ende te gjitha kontratat e nevojshme per furnizimin me medikamente per pacientet, ose ne disa raste jane nenshkruar me shume vonese.
Kjo u konfirmua per ne dhe nga nje burim ne zyren e shtypit prane QSUT pas perpjekjes per te kontaktuar me drejtorin Edmond Rushi (i cili nuk ndodhej ne Tirane).
Me problematike mbetet, sic kemi raporuar edhe me pare, situata me pacientet e dializes. Por nderkohe ne gazeten TemA sot, pacienti i kardiologjisë , Olloman Dafku, dëshmon se për 10 ditë, i kanë kushtuar 30 mijë lekë vetëm gjilpërat për koronarografinë.
“Për të bërë koranografinë duhej të merrje më parë një gjilpërë. Fillimisht këtë e bëja në spital , por pas 2-3 ditësh më thanë se nuk ka më , duhet t’i blesh vetë. Kam dalë në 23:00 të mbrëmjes në një farmaci për të blerë një gjilpërë të tillë”- tregon 49 vjeçari Dafku.
Ai shprehet se këto gjilpëra e kanë djegur shumë jo nga dhimbja ,por nga kostoja.
“Këto gjilpëra më kanë djegur shumë. Nuk them nga dhimbja e të bërit një gjilpërë. Po nga kostoja. Kam bërë dy të tilla çdo ditë, 3 mijë lekë vetëm për to. Po ashtu edhe të tjerat , të gjitha me para në dorë i kam marrë”-pohon ai për gazetën “Shekulli’.
Edhe pse drejtoria spitalore pretendon të kundërtën, ilaçet vijojnë të mbeten problem në qendrën më të madhe spitalore në vend në QSUT.
Gazetarja Albina Hoxha e historiaime.al tregon se nisur nga kjo situate dhe sidomos epr faktin se Shqiperia eshte ne nje vit elektoral, ekziston nje urdher ne spital qe ndalon te gjithe personelin qe te flase me gazetaret.
Gazetarja raporton se “nëse pyet një shef shërbimi se a ka mungesë ilaçësh në pavionin tuaj, nuk merr asnjë përgjigje as po e as jo. Por nëse e ke kontaktuar më parë mjekun dhe keni bashkëpunuar të thotë: “E kemi të ndaluar të flasim, nuk shkresë zyrtare por na është thënë gojarisht. Nuk dua të humbas vendin e punës”.
Gjatë kësaj fushate shëndetësia është vënë në fokus të programeve politike. Është folur shumë për të dhe janë thënë shumë të vërteta të cilat thuhen vetëm në fushata elektorale dhe më pas çdo gjë ngelet në heshtje.