Foto-Reportazh/ Lokalet nuk jane pjese e lirimit te ambienteve te QSUT-se
Nga Albina Hoxhaj
Me marrjen e detyres qeveria e re ka nisur menjehere punën. Pjesë e kësaj pune intensive është edhe Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ilir Beqja. Aksioni në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka vijuar në diell e në shi përgjatë gjithë ditëve të javës duke përfshirë edhe të dielën. Në fakt kioskat dhe ndërtimet pa leje janë një problem i madh në QSUT, por më problem se këto janë fast-fudet dhe lokalet të cilat shtohen nga dita në ditë. Aksioni i nisur nga ministri nuk e ka penguar dot punën e lokaleve në QSUT.