Greqi, sekuestrohen barna te rrezikshme, do te hynin ne Shqiperi
Policia greke ka zbuluar një depo me barna të cilat kishin hyrë kontrabandë në Greqi. Barnat ruheshin në kushte tërësisht të pa përshtatshme. U sekuestruan 32.871 tableta të ndryshme dhe 18 shishe me vajra të cilat shërbejnë për prodhimin e ilaçeve.
Pas analizave të kryera rezultoi se barnat mjekësore nuk përmbushnin standardet dhe parametrat për t’u përdorur nga pacientët.