ISHP, per 30% te te semureve me kancer shkaktar eshte kequshqyerja
Rritja e shifrave të të prekurve me kancer është një kambanë alarmi për Ministrinë e Shëndetësisë. Secili prej nesh në fakt mundohet të kuptojë se përse këto shifra rriten nga dita në ditë. Për 30% të të sëmurëve shkaktarë është kequshqyerja, këtë e konfirmon për gazetën “Shekulli” Donika Boçari, shefe laboratori në Departamentin e Shëndetit dhe Mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik.