Kanada, shkencetari shqiptar zbulon genin pergjegjes qe shkakton sklerozen
Edor Kabashi është shkencatari shqiptar qe zbuloi genin përgjegjës për sëmundjen e sklerozës, shkruan “Shqiptarja.com”. Zbulimi i shkencetarit me origjinë nga Durrësi ka bërë që të avancojnë kërkimet për shërimin e kësaj sëmundjeje.
Studiusi gjatë kërkimeve në kafshë zbuloi se geni përgjegjës që shkakton sëmundjen është “C9ORF72”. Pikërisht ky gen shkakton sëmundjen Skleroza Amfiotrofike laterale / anësore.