Konventa e OBSH ndalon hapesirat e vecanta per duhanpiresit
Ilda Hoxha
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor e refuzon kërkesën e pronarëve të lokaleve për krijimin e hapësirave të veçanta për duhanpirësit. I pyetur nga gazeta “Shqip”, kreu i Inspektoratit, Eltar Deda, sqaron se propozimi për krijimin e vendeve të posaçme për duhanpirësit nuk mund të pranohet, pasi Shqipëria ka ratifikuar një konventë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila e ndalon këtë sipërmarrje.