Ne spitalin Ushtarak nuk punon skaneri, pacientet drejt privatit
Spitali më i madh në vend, ish-Spitali Ushtrak dhe sot Spitali Universitar i Traumës, ku pacientët paraqiten shpesh në shansin e fundit të jetës është lënë në mëshirë të fatit. Sipas Top Channel aparaturat që ndihmojnë për një diagnozë të shpejtë, skaneri që përdoret për të parë dëmtimet e trupit nuk funksionon më, duke bërë që mjekët të bazohen në një grafi të thjeshtë.