Testet mbi një vaksinë eksperimentale për të mbrojtur popullatën nga koronavirusi i ri kanë filluar në Shtetet e Bashkuara, e para nga shumë përpjekje e suksesshme në të gjithë botën për të krijuar një vaksinë pasi rastet vazhdojnë të rriten.
Por ekspertët paralajmërojnë se mund të duhen një vit deri në 18 muaj për të aprovuar çdo vaksinë. Ndërkohë, Bashkimi Evropian njoftoi një investim shumë milionësh në një kompani gjermane që po punon me zbulimin e një vaksinë, pas raportimeve në media se qeveria amerikane po shikonte për të blerë kompaninë.
Pjesëmarrësit e parë në një provë klinike për një vaksinë të koronavirusit në një institut kërkimor në Seattle morën dozat e para të hënën.
Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA po financon kërkimin që po zhvillohet në Seattle.
Ndërkohë që BE njoftoi akordimin e 80 milionë eurove si investim në kompaninë gjermane, CureVac.
Ndërsa puna për një vaksinë vazhdon, vendet në mbarë botën po vendosin masa më të rrepta në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19, me më shumë se 182,000 raste konfirmuar aktualisht në të gjithë botën.
Franca u bashkua me Italinë dhe Spanjën në mbylljen e vendit, duke i kufizuar banorët në shtëpitë e tyre, ndërsa BE planifikon të mbyllë kufijtë e jashtëm të bllokut për shumicën e udhëtarëve të huaj. Studiuesit kanë treguar së fundmi në një studim efektet pozitive të një bllokimi të jetës në qytet në rastin e Italisë, ku maja e infeksioneve u vonua dhe kurba e infeksioneve nisi të rrafshohej pas masave të ndërmarra.
Që nga e hëna, gjashtë nga 10 vendet me numrin më të madh të rasteve të raportuara me viruse në të gjithë botën janë në Evropë: Itali, Spanjë, Gjermani, Francë, Zvicër dhe Mbretëria e Bashkuar.
Për shumicën e njerëzve, koronavirusi shkakton vetëm simptoma të buta ose të moderuara, të tilla si ethe dhe kollë, dhe ato shërohen plotësisht. Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë./ Euronews