Njerezit ne kulmin e moshes dhe energjise jane ata qe vrasin veten, konstaton Historia Ime
Ne kerkim te arsyeve dhe te te dhenave te sakta per vetvrasjet
Nga Albina Hoxha
Shpesh herë kam dëgjuar histori të personave që vendosin t’i japin fund jetës. Më ka ndodhur dhe dhe në shoqëri të afërt. Asnjëherë nuk janë bërë të ditura arsyet. Qarkullonin gojëdhëna të lidhura me diellin apo me gjarpërinjtë por vështirë të besosh se aty ka ndonjë të vërtetë. Kërkova të dija më shumë për këtë fenomen dhe asnjë institucion shëndetësor nuk i dispononte këto të dhëna.