Penicilina e filloi revolucionin seksual dhe jo pilula
“Seksi” me siguri nuk është fjala e parë që ju vjen ndër mend kur mendoni për penicilinën. Por sipas ekonomistit Andrew Francis, ndoshta duhet të jetë. Ai pretendon se është droga ajo që nisi të ashtuquajturin “revolucion seksual”. Urtësia konvencionale na tregon se pilula e kontrollit të lindjes, e cila fitoi përdorim të gjerë në vitet 60 dhe 70 dhe lejoi gratë të kenë mardhënie seksuale pa u merakosur shumë për shtatzaninë e paplanifikuar, ishte shkëndija e parë drejt qëndrimeve më të buta rreth seksit në përgjithësi.