Pervoja halucinante ne Spitalin Ushtarak. Ikin dritat, nuk ka karburant per gjeneratorin
Nga Xhek Precetaj
Nëpër parlament dëgjojmë dita ditës tek shahen dhe urrehen disa njerëz me barkun plotë dhe me xhepat e fryrë në pafundësi tek na shesin mënd se korrupsioni po ulet apo se po rimëkëmbin ekonominë apo se po mundohen të na fusin në evropë. Të gjithë mbyllin sytë kur dalin nga ajo derë e stërmadhe e parlamentit duke mos parë realitetin dhe duke injoruar ecejaket e përditçme të atyre që mundohen të jetojnë edhe një ditë tjetër.