Proteina pergjegjese per riparimin e ADN mund te jete lidhja per te shpjeguar se si pirja e duhanit shkakton kancer
Studimi i fundit i publikuar në revistën British Journal of Cancer hedh dritë mbi sëmundjen e kancerit të mushkërive dhe jep të dhëna të cilat mund të çojnë në gjetjen dhe përcaktimin e barnave të cilat shërojnë kancerin e mushkërive. Aktualisht kanceri i mushkërive vret më shumë se një milion njerëz në vit, ndërsa vetëm 15 % e pacientëve jetojnë pesë vjet ose më shumë.