Punesimet ne QSUT, kush po i shkakton dem ekonomik shtetit, punonjesit, apo shteti vetes?!
INVESTIGIM
Nga Albina Hoxhaj
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuloi punësimet e paligjshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky kontroll vë në dukje se janë të paktën 200 persona të punësuar mbi normën e lejuar të punonjësve në QSUT. Këta janë punonjës që janë emëruar në detyrë në mënyrë të paligjshme. Përgjegjës për këto emërime janë drejtori i QSUT Saimir Ivziku, si dhe dy vartësit e tij, ish-drejtorin e Burimeve Njerëzore Ibrahim Shatri dhe drejtoreshën e Edukimit, Alketa Ilo. Si punonjës të QSUT, pagesa e tyre bëhet nga drejtoria e QSUT. Punonjësit janë të paregjistruar, dmth punojnë në të zezë dhe nuk paguajnë siguracionet. Duke qenë punonjës pa kontratë pune edhe paga e tyre është shumë e ulët, më e ulët se rroga minimale e përcaktuar me ligj.