Rezulatet paraprake te monitorimit te qendrave shendetesore te kujdesit paresor ne te gjithe Shqiperine
Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme
Publikon rezulatet paraprake të monitorimit të Qendrave Shëndetësore Të Kujdesit Parësor në të gjithë Shqipërinë
Për shpërndarje të menjëhershme:
Vazhdon monitorimi i 50 Qendrave Shëndetësore të Kujdesit Parësor (QSHKP) në të gjithë Shqipërinë.
Tiranë, më 16 Tetor 2014, ora 14.0 – Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të qëndrueshme (KZLN-DQ) paraqit rezultatet paraprake të vëzhgimit të 50 Qendrave Shëndetësore të Kujdesit Parësor (QSHKP) në Shqipëri. Vëzhgimi ka për qëlim të vlerësojë ofrimin e shërbimit shëndetësor në këto qendra, duke filuar që nga momenti hapjes së qendrave shëndetësore sipas orarit zyrtar të tyre, dhe një sërë aspektesh të tjera në lidhje me performancën e qendrave shëndetësore në shërbim të publikut shqiptar.
Duke filuar nga ora 10.0 -12.0 operatorët e qendrës telefonike të instaluar në mjediset e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvilim morën informacione për pjesën e parë të pyetësorit në kohë reale nga të 50 vëzhguesit, të shpërndarë në QSHKP-të të zgjedhura sipas një kampioni të rastësishëm përfaqësues.
Ne morëm të dhëna nga 9.4 % e vëzhguesve të shpërndarë në qendrat e shëndetësore të kujdesit parësor në gjithë Shqipërinë, sipas kampionit ë përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe përfaqësuese, ose 547 nga 50 qendra të monitoruara. Kështu që të gjitha rezulatet në vijm mbulojnë të gjitha qendrat shëndetësore të kujdesit parësor në Shqipëri brenda kufirt të gabimit prej 3.7 %.
1. 15.32 % e QSHKP-ve në Shqipëri rezultojnë të mbylura përkohësisht ose që nuk punojnë për arsye të ndryshme. Nga këto 3 % janë qendra kryesore shëndetësore dhe 18 % janë qendra të vogla shëndetësore që nuk fuksionojnë. Problemet më të mëdha me qendrat që nuk funksionojnë u hasën në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Kukës dhe Lezhë. 2. Në reth 38 % të QSHKP-ve munguan mjekët në orët e para të hapjes së tyre.
3. Në reth 26.6 % të qendrave shëndetësore të monitoruara nuk kishte tabelë të dukshme
4. Në rreth 75 % të tyre nuk kishte recepsionist apo numër telefoni në dispozicion.
5. Në anën pozitve pjesa më e madhe e qendrave shëndetësore u hapën në kohën eduhur. Në 10 % të këtyre qendrave pacientëve u duhej të prisnin për të marë shërbimet mjeksore, por arsyet ishin objektive. Kjo situatë u has në qendra të mëdha në Tiranë e
6. Në 39% të QSHKP-ve në gjithë Shqipërinë tarifat e shërbimeve nuk ishin të afishuara dukshëm. “Për tu shqetësuar ishte situata në lidhje me gaditshmërinë e QSHKP-ve për të pritur persona me aftësi të kufizuar, pasi 90 % e tyre janë të papërshtatshme për të pritur këtë kategori”, tha znj. Mirela Arqimandrit, drejtuese e ekipit, përfaqësuese e QAGJZH, organizatë partnere në Koalicion. “86 % e qendrave kryesore shëndetësore nuk ofrojnë shërbime laboratorike”, tha znj. Blerta
Baliaj, menaxhere e monitorimit. “Në 13 % të QSHKP-ve nuk kishte shërbim për gratë shtatzëna dhe për planifkimin familjar, duke theksuar që ky shërbim mungonte në 8 % të qendrave shëndetësore kryesore dhe në 15 % të qendrave të vogla shëndetësore ” ,tha Erjona Mulelari, kordinatore e Projekti. Projekti për Vëzhgimin e Qendrave Shëndetësore mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvilim Ndërkombëtar (USAID) përmes organizatës Asist Impact. Përveç vlerësimit ë ofrimit ë shërbimeve të qendrave shëndetësore, projekti synon të fuqizojë qytetarët shqiptarë që të risin aftësitë e tyre të vëzhgimit për procese të ndryshme të cilat ndikojnë në ritjen e përgjegjshmërisë së instiucioneve demkratike në Shqipëri.
Vëzhguesit do të vazhdojnë të qëndrojnë në qendrat e përzgjedhura deri në mbylje të tyre dhe do të përcjelin të gjithë informacionin e marë drejt qendrës së operatorëve në Tiranë. Të dhënat e plota do të njoftohen përmes një konference për shtyp ditën e martë, datë 21 tetor 2014, në orën 1.0, në salën Vjena, në Hotel Rogner. Përmes rjeteve sociale dhe adresave elektronike do të shpërndahen njoftimet për shtyp si dhe të dhënat e përpunuara grafikisht, të cilat do të publikohen në faqen zyrtare të KZLNDQ.
Projekti mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvilim Ndërkombëtar (USAID) përmes organizatës Asist Impact.
Të gjitha informacionet lidhur me ecurinë e projekti dhe rezultatet e punës kërkimore shkencore do të jetë në dispozicion në:
Faqen në Internet: www.kzln.org.al
Facebok: Koalicioni per Zgjedhje te Lira e të Ndershme
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:
Drejtuese e Ekipit, të Projekti “Monitorimi Qendrave Shëndetësore në Shqipëri”
Drejtore Ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvilim
E-mail: [email protected]
Adresa: Rr “Abdyl Frasheri”, P.10 / 1, shk.1, ap.3, Tiranë