Rikthehet virusi H1N1, 2 raste ne Shqiperi, nje 50-vjecar rende ne QSUT
Në Shqipëri është rikthyer edhe këtë sezon gripi vdekjeprurës H1N1 apo i njohur si ‘gripi i derrit’. Një pacient i shtruar prej tre ditësh tek Infektivi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është prekur nga ky virus, siç thonë burime nga ky spital. Sipas të njejtave burime spitalore bëhet me dije se 50-vjeçari në fjalë është i prekur edhe nga sëmundje të tjera, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.