Shenohet viktima e pare nga virusi AH1N1, vdes 30-vjecarja shtatzene
Është shënuar në kryeqytet viktima e parë në vendin tonë nga virusi AH1N1 i cili njihet ndryshe edhe si “gripi i derrit”. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është një grua 30-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Sanatoriumit ku ishte shtruar për probleme me frymëmarrjen. Viktima e ‘gripit të derrave’ ishte 13 javëshe shtatzënë dhe ka ndërruar jetë në spital një ditë më parë.